PËR BLERJE MBI 150€ PËRFITONI POSTË FALAS, NDËRSA MBI 250€ PËRFITONI 10% ULJE + POSTË FALAS
Shoe City

Termat & Kushtet

1. Qëllimi i dokumentit


Duke vendosur porosi dhe duke bërë blerje online të të gjitha produkteve të markave që ne zotërojmë përmes faqes së internetit www.shoecity.al, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Termat dhe Kushtet e Përgjithshme.


Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet e kryera përmes kompanisë Shoe City.


Në rast të ndryshimeve në Termat dhe Kushtet e Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti.


Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë efekt prapaveprues. Për produkte ose oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, ato do të publikohen në momentin e ofrimit të tyre në www.shoecity.al


2. Transporti

Transporti në adresën tuaj kushton 3 euro brenda Shqipërisë, 4 euro për Kosovën dhe 6 euro për Maqedoninë e Veriut.


Për blerje mbi 150 euro, transporti është falas.


Dërgesa realizohet në Shqipëri dhe Kosovë brenda 2–5 ditëve pune, ndërsa për Maqedoninë afati i dorëzimit është deri në 10 ditë nga momenti i konfirmimit të porosisë, në varësi të adresës së dorëzimit.


Porositë dorëzohen nga e hëna deri të shtunën.


3. Metodat e Pagesës

Pagesa kryhet në fund të procesit të blerjes. Metodat aktive të pagesës janë:


• Pagesë në dorëzim të porosisë.


• Pagesë me kartë debiti/krediti.


4. Procedurat për kryerjen e një blerjeje online

Për të kryer blerje elektronike, klienti duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe të ketë kapacitet të plotë ligjor për të vepruar.


Shoe City nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, i cili mund të vonojë ose të pengojë përfundimin e porosive online, për shkak të ngjarjeve jashtë kontrollit të arsyeshëm të Shoe City ose për shkak të mirëmbajtjes së faqes.


Shoe City nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që faqja mund të përmbajë.


Përmes blerjeve online në www.shoecity.al , ne ju ofrojmë siguri të plotë për ruajtjen e të dhënave konfidenciale. Klienti merr përsipër të përdorë pajisje dhe programe të përshtatshme për t'u mbrojtur nga sulmet e jashtme (viruse, faqe të ndryshme etj.) gjatë kryerjes së blerjeve elektronike.


5. Kufiri i Blerjes

Për arsye sigurie, blerjet me vlerë mbi 450 euro dhe mbi 5 produkte nuk do të mund të përpunohen pa një dokument identifikimi (ID).



6. Produktet dhe Çmimet

Duke vizituar faqen e internetit www.shoecity.al, ju si klient do të informoheni për informacionin përkatës të çdo artikulli.

Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat dhe çmimet e tyre do të shfaqet me specifikime të detajuara në faqen e internetit.


Gjithashtu, klientët kanë të drejtë të njihen me detajet që shoqërojnë produktet në paketimin e tyre, si udhëzimet për përdorim dhe përbërjen e tyre.


7. Ndërrimi i Produktit


• Ndërrimi i produkteve është i mundur brenda 30 ditëve, ndërsa kërkesa për ndërrim duhet të bëhet brenda 24 orëve nga data e blerjes.


• Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën origjinale të blerjes dhe kartën e identitetit.


• Produktet e dëmtuara ose të përdorura nuk mund të ndërrohen.


• Produktet nuk mund të ndërrohen nëse paketimi është i dëmtuar.


• Për të kryer një ndërrim, klienti duhet të kontaktojë Shërbimin e Klientit përmes kanaleve të komunikimit të ofruara në www.shoecity.al


• Klienti është përgjegjës për pagesën e të gjitha kostove të transportit.

8. Mbështetja për Klientin

Për çdo pyetje, sugjerim, problem etj. në lidhje me dyqanin online Shoe City, klienti mund të kontaktojë Shërbimin e Klientit përmes kanaleve më poshtë:


• Telefon:

• Whatsapp:

• Email:


Departamenti i Shërbimit të Klientit do të marrë dhe do t’u përgjigjet shqetësimeve të klientëve sa më shpejt të jetë e mundur.

9. Mbrojtja e të Dhënave Personale

Shoe City rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale për të përmirësuar menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe për të promovuar produktet/shërbimet e ofruara në www.shoecity.al.


Mblidhen dhe ruhen të dhënat e blerësit në momentin e vendosjes së porosisë:


Emri, Mbiemri, Gjinia, Qyteti, Adresa, Tel, Email.

10. Cookies

Cookies janë pjesë të të dhënave që ruhen automatikisht në kompjuterin ose pajisjen tuaj mobile dhe përdoren për të përmirësuar shërbimin në faqen e internetit. Cookies nuk shkaktojnë dëme në pajisjen tuaj dhe nuk përmbajnë viruse, trojanë apo programe të tjera të dëmshme. Ne vendosim një numër unik identifikimi përdoruesi në cookie-n tuaj që na lejon të aksesojmë informacione që do të përmirësojnë përvojën tuaj të blerjes. Informacioni i ruajtur në cookie mund të përdoret, për shembull, për t’ju njohur ju dhe preferencat tuaja gjatë vizitës në faqen e internetit ose për të menaxhuar shportën tuaj të blerjes.


Shumica e shfletuesve janë të konfiguruar të pranojnë cookies automatikisht. Megjithatë, nëse dëshironi, mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj për të bllokuar ose fshirë cookies.